Google Inc, fundi i një epoke NULL NULL 03/10/2015 03/10/2015 Që nga sot "Google Inc" nuk do të jetë entitet në vete. Kjo pasi ajo do të jetë pjesë, e barabartë me të gjitha të tjerat, e kompanisë mëmë "Alphabet". Gjigandi i kërkimit bashkë me të gjitha shërbimet e njëjta do të ndrërrojë strukturë. “Google Inc” do të jetë pjesë e “Alphabet”, kalim që i jep fund një periudhe dhe fillon një tjetër. “Alphabet” do të jetë baza e të gjitha shërbimeve – kompani “mëmë” – që deri tani ka pasur Google – Youtube, Android, Nest, Google Fiber, Google Capital, X Lab, etj – ndërsa vet Google do të jetë vetëm një divizion i tërësisë. E hëna pritet që të sjellë ndryshimet e para tek Google si organizëm i veçantë. Mbetet të shihet cilat do të jenë ato.