Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Google do të vonojë fazën e ndjekjes së teknologjisë për gati 2 vite

NULL NULL
25.06.2021 13:18

Google do të vonojë pothuajse dy vite fazën e heqjes së teknologjisë së shfletuesit të Internetit Chrome që gjurmon përdoruesit për qëllime reklamash.

Gjiganti i teknologjisë të enjten zhvendosi afatin e tij për të hequr të ashtuquajturat cookies të palëve të treta në fund të vitit 2023 në vend të janarit 2022 siç ishte planifikuar fillimisht, shkruan AP, transmeton klankosova.tv.

Dhe për këtë tha se i nevojitet më shumë kohë për të zhvilluar një sistem zëvendësimi.

Cookie-t e palëve të treta janë copëza kodi që regjistrojnë informacionin e përdoruesit dhe përdoren nga reklamuesit për të synuar në mënyrë më efektive fushatat e tyre, duke ndihmuar kështu në financimin e përmbajtjes falas në internet, siç janë gazetat dhe bloget.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.