Google do të fshijë informacione për vendndodhjen derisa ndalimet e abortit zgjerohen NULL NULL 03.07.2022 09:01 03.07.2022 09:01 Google do të fshijë automatikisht informacionin rreth përdoruesve që vizitojnë klinikat e abortit ose vende të tjera që mund të shkaktojnë probleme ligjore, tani që Gjykata e Lartë e ShBA-së ka hapur derën për shtetet që të ndalojnë ndërprerjen e shtatzënive. Kompania që qëndron pas motorit dominues të kërkimit në internet dhe softuerit Android që fuqizon shumicën e telefonave inteligjentë në botë, përshkroi mbrojtjen e re të privatësisë në një postim në blog, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv. Përveç fshirjes automatike të vizitave në klinikat e abortit, Google përmendi gjithashtu qendrat e këshillimit, qendrat e fertilitetit, objektet e trajtimit të varësisë, klinikat për humbje peshe dhe klinikat e kirurgjisë kozmetike si destinacione të tjera që do të fshihen nga historitë e vendndodhjes së përdoruesve. Përdoruesit kanë pasur gjithmonë opsionin të modifikojnë historitë e tyre të vendndodhjes vetë, por Google do ta bëjë atë në mënyrë proaktive për ta si një nivel shtesë mbrojtjeje. “Ne jemi të përkushtuar për të ofruar mbrojtje të fuqishme të privatësisë për njerëzit që përdorin produktet tona dhe do të vazhdojmë të kërkojmë mënyra të reja për të forcuar dhe përmirësuar këto mbrojtje,” shkroi Jen Fitzpatrick, nënpresidente e lartë e Google. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.