10:11, 10 Maj 2019

Kompania Google tha të enjten se ligji për ‘fake news’ i miratuar nga parlamenti i Singaporit mund të pengojë inovacionin, rrugën përmes së cilës qyteti dëshiron të zgjerojë industrinë e tij të teknologjisë.

Parlamenti i Singaporit miratoi të mërkurën Ligjin e Mbrojtjes nga Falsifikimet Online dhe Manipulimi, një ligj i kritikuar nga gazetarët, firmat e teknologjisë dhe grupet tjera të të drejtave me shqetësimin se ky ligj mund të përdoret për të shtypur lirinë e fjalës.

Miratimi i ligjit vjen në një kohë kur Singapori, një qendër financiare dhe transportuese, po bën përpjekje për të pozicionuar veten si qendër rajonale për inovacionet digjitale.

“Ne mbetemi të shqetësuar se ky ligj do të dëmtojë inovacionin dhe rritjen e ekosistemit të informacionit digjital”, tha kompania për Reuters, transmeton Klan Kosova.

Ligji do të kërkojë që platformat e mediave online të bëjnë korrigjime ose të heqin përmbajtje që qeveria i konsideron të rreme, si dhe gjoba për autorët që ekzekutojnë deri në 10 vjet burgim ose gjobat deri në 1 milion dollarë.

Singapori ka pasur përplasje edhe me Facebookun.

Facebooku dhe Singapori u përplasën në fund të vitit të kaluar kur kompania refuzoi të hiqte postimin një artikulli në internet rreth bankave të qytetit dhe fondit shtetëror “1MDB” i lidhur me skandalin e Malajzisë, që qeveria tha se ishte “e rreme dhe me qëllim të keq”. Edhe Facebook ka shprehur shqetësimin rreth këtij ligji.

Aktivistët janë të shqetësuar se ligji mund t’i japë pushtetit të drejtën për të vendosur nëse materiali i postuar në internet është i vërtetë apo i rremë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë