12:30, 29 Qershor 2020

Trajneri i Manchester United-it, Ole Gunnar Solskjaer, pret që Angel Gomes të largohet që nesër nga “Old Trafford” pasi që nuk kanë arritur pajtim për kontratë të re.

Tinejxherit i është ofruar një marrëveshje e re, por Gomes dhe përfaqësuesit e tij kanë dështuar që të bien në ujdi, me ç’rast 19 vjeçi do të largohet si transfer i lirë.

“Nuk kam të reja, asgjë, andaj nuk duket që po”, ka thënë Solskjaer i pyetur nëse Gomes do të mbetet me Djajtë e Kuq.

“Nuk kam dëgjuar nga ata natën e kaluar ose këtë mëngjes,dhe duket sikur nuk kanë arritur të merren vesh, andaj përgjigja është me shumë gjasë e shkurtë dhe po, atëherë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë