Goma për fshirjen e gabimeve duhet të hiqet nga përdorimi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Goma për fshirjen e gabimeve duhet të hiqet nga përdorimi

NULL NULL
28/05/2015
Goma për fshirjen e gabimeve në shkollë është një “instrument i djallit” dhe duhet të hiqet nga përdorimi. Kjo ka qenë këshilla e disa ekspertëve, te cilët thonë se fshirësja i bën fëmijët të kenë turp nga gabimet.

Guy Claxton, profesor në “King College” të Londrës, është shprehur se fëmijët gënjehen se egziston perfeksioni. Ai ka thënë se fëmijët nuk duhet të kenë frikë nga gabimet, por duhet t’i shfrytëzojnë ato për të mësuar.

“Fshirësja është një instrument i djallit sepse bën që fëmijët të kenë turp për gabimet e tyre. Është sikurse të gënjejmë botën dhe të themi: ‘Nuk bëj gabime, e bëra siç duhet që me herën e parë’. Ndërkohë ne kemi nevojë për një kulturë tjetër, për fëmijë që nuk kanë frikë nga gabimet, por të mësojnë nga to”,- ka deklaruar Claxton.

Fshirja e gabimeve nuk i përgatit fëmijët për jetën sipas profesorit Claxton, që duke ju referuar një kërkimi të Paul Tough, autor i librit “How Children Succeed”, thotë se shkolla duhet të përgatisë fëmijët për atë që i pret në të ardhmen.

“Fëmijëve duhet t’u thuhet se mësuesit kanë bërë gabime, prindërit gjithashtu, dhe jo të gënjehen. Fshirësja nuk i përgatit për jetën, në një shekull ku shumë punë duhet që t’i bësh vetë. Shkolla nuk duhet të jetë një vend ku përgjigjet e sakta bëjnë që të kalosh provimin, por një vend që i përgatit nxënësit për botën reale, jashtë atyre mureve”,- vazhdoi Claxton.