Realizimi i Leonard Gegaj, njëri prej golave më të bukur në ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Realizimi i Leonard Gegaj, njëri prej golave më të bukur në ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” (VIDEO)

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 01.05.2023 14:14

Henbollisti i kombëtarës së Kosovës, Leonard Gegaj, ka shënuar njërin prej golave më të bukur në ndeshjet e fundit kualifikuese për “Euro 2024”.

Këtë super-gol, 34-shi i Kosovës e realizoi në sfidën e fundit të Kosovës që e humbi përballë Sllovenisë, me rezultat 33-28.

Prandaj, Federata Evropiane e Hendbollit e zgjodhi golin e Gegaj-t si realizimin e katërt më të mirë në sfidat e fundit kualifikuese.

Gjatë këtij cikli kualifikues Kosova ka shfaqur lojë të mirë në disa prej ndeshjeve. Por,  grupi ishte i fortë dhe me kombëtare shumë cilësore. Prej grupit të shtatë në Evropian janë kualifikuar: Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.

lajme të ngjashme