Golden State Warriors – Phoenix Suns vjen drejtpërdrejt në Artmotion NULL NULL 30.03.2022 19:00 30.03.2022 19:00 Magjia e NBA vazhdon me ndeshjet e fundit nga faza e rregullt. Në perëndim, Phoenixi që veçse është kampion i konferencës, ballafaqohet në aktin final nga ky edicion me Golden State Warriors që janë në një seri prej tre humbjeve rresht, ku po mundohen së paku ta ruajnë vendin e tretë. Ndeshja fillon në orën 04:00 të mëngjesit dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1. Për momentin, djemtë e Monty Willamsit renditen në vendin e parë me 61 fitore e vetëm 14 humbje, ku mbesin skuadra me më së paku humbje nga të gjitha 30 klubet në NBA. Ndërsa, rivalët e tyre në fillim, Luftëtarët e Golden State janë për momentin në vendin e tretë me 48 fitore e 28 humbje. Këtë sezon, tre herë janë takuar dy klubet ku një herë ka fituar Suns ndërsa dy herët tjera triumfues dolën Golden State Warriors. A do të barazohet seria mes dy skuadrave, apo Warriors do të bëjë ligjin, mbetet të shihet live në Art Sport 1. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.