Gojani jep lajmin ekskluziv për Klan Kosova, nis stërvitjet e futbollit me metodën e re të sokerkinetikës NULL NULL 22.06.2024 14:16 22.06.2024 14:16 Trajneri, Arsim Gojani Ish-futbollisti dhe tani trajner, Arsim Gojani ka zbuluar një mision të veçantë që ai ka ndërmarrë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, ai tha se ka filluar të vë në përdorim metodologjinë e sokerkinetikës për stërvitje në futboll, njofton Klankosova.tv. Sokerkinetika është një udhëzues gjithëpërfshirës për aplikimin e metodave të stërvitjes neurocentrike në futboll. “Siç e dinë disa kolegë të mi si dhe disa bashkëpunëtorë të mi, unë qysh prej dy viteve kam filluar me sokerkinetikën. Sokerkinetika është një metodologji e re e stërvitjeve të futbollit, dhe pas një aktiviteti më se dyvjeçar, këtë aktivitet do ta zhvillojë në Dubai”, u shpreh Gojani për Euro Show. “Sokerkinetika është një metodologji e re e cila këtu në Emiratet e Bashkuara Arabe po mirëpritet shumë, dhe interesimi është jashtëzakonisht i madh, dhe besoj që në një të ardhme do të kemi një sukses të jashtëzakonshëm”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.