Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gojani jep lajmin ekskluziv për Klan Kosova, nis stërvitjet e futbollit me metodën e re të sokerkinetikës

NULL NULL
22.06.2024 14:16
Trajneri, Arsim Gojani
Trajneri, Arsim Gojani

Ish-futbollisti dhe tani trajner, Arsim Gojani ka zbuluar një mision të veçantë që ai ka ndërmarrë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, ai tha se ka filluar të vë në përdorim metodologjinë e sokerkinetikës për stërvitje në futboll, njofton Klankosova.tv.

Sokerkinetika është një udhëzues gjithëpërfshirës për aplikimin e metodave të stërvitjes neurocentrike në futboll.

“Siç e dinë disa kolegë të mi si dhe disa bashkëpunëtorë të mi, unë qysh prej dy viteve kam filluar me sokerkinetikën. Sokerkinetika është një metodologji e re e stërvitjeve të futbollit, dhe pas një aktiviteti më se dyvjeçar, këtë aktivitet do ta zhvillojë në Dubai”, u shpreh Gojani për Euro Show.

“Sokerkinetika është një metodologji e re e cila këtu në Emiratet e Bashkuara Arabe po mirëpritet shumë, dhe interesimi është jashtëzakonisht i madh, dhe besoj që në një të ardhme do të kemi një sukses të jashtëzakonshëm”, tha ai.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.