Lajmet e fundit

Gjermania po përballet me mungesa të rëndësishme në kuadër të grumbullimit aktual, pasi pas Kai Havertzit, kampin e “Die Mannschaft” e ka lëshuar edhe ylli i Bayern Munichut, Jamal Musiala.
Mesfushori ofensiv ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë stërvitjeve dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit.
Sipas mediave gjermane, Musiala pritet të udhëtojë menjëherë drejt Mynihut për t'iu nënshtruar ekzaminimeve më të hollësishme mjekësore, nga të cilat do të mësohet shkalla e saktë e dëmtimit si dhe koha sa pritet të mbetet jashtë fushave të blerta, transmeton Klankosova.tv.
Për të mbuluar boshllëqet në repartin ofensiv, grumbullimit të kombëtares gjermane i janë bashkuar Florian Wirtz dhe sulmuesi Jonathan Burkardt.
Të dy futbollistët pritet të jenë të gatshëm dhe në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen e së dielës, ku Gjermania do të përballet me Greqinë.