14:19, 23 Korrik 2019

Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga polica shqiptare pasi akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.

39-vjeçari pas një konflikti të çastit ka goditur (shtyrë) shtetasin Z.K.,80 vjeç, i cili për pasojë është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën.

Ai u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë mësohet se prindërit e autorit janë komshinj me viktimën.

Konkurs Pune

Lexo më shumë