Goditet për vdekje nga vetura një këmbësor në Veternik NULL NULL 10.03.2023 15:16 10.03.2023 15:16 Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës ku një veturë e ka goditur një këmbësor për vdekje. “Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, ka thënë për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës. “Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”. Ajo ka thënë se vdekjen e këmbësorit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes teksa ngasësi i automjetit është dërguar në stacion policor. “Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months