Goditet nga vetura një çiklist në Prishtinë NULL NULL 09.07.2020 22:36 09.07.2020 22:36 Faqja në Facebook “Marakli t’Biciklave” ka publikuar një fotografi ku shihet se një veturë ka goditur një çiklist duke i shkaktuar lëndime në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë. Ky grup duke i uruar shërim të shpejtë atij ka ripërsëritur shqetësimin kundër ngasësve të papërgjegjshëm të automjeteve dhe mungesës së shtigjeve për çiklizëm, njofton Klan Kosova. “Ftojmë të gjithë për kujdes të shtuar në trafik. Institucioneve publike u bëjmë thirrje për investime të shpejta në sigurimin e kushteve për çiklizëm në Prishtinë dhe gjithë Kosovën. Gjithashtu i bëjmë apel organeve të sigurisë ,por edhe të drejtësisë të ndëshkojnë shkelësit e ligjit në rastin e sulmit ndaj një çiklistit, që ndodhi sonte në Komunën e Prishtinës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024