Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Goditet makina e deputetit të PD

NULL NULL
27.04.2015 17:08

Pasi ishte kthyer nga dy takime elektorale Klos dhe Mat, deputeti i Partisë Demokratike Bedri Hoxha ka parë automjetin e tij të dëmtuar.

Gjatë natës persona ende të paidentifikuar kanë goditur dhe thyer me mjete të forta xhamin e pasëm të fuoristradës, teksa ajo ndodhej në parkingun e një hoteli në Burrel. Deputeti Hoxha e cilësoi të qëllimshëm këtë sulm dhe me prapavijë politike.

Policia thotë se ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen duke marrë në pyetje disa persona dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.