Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Godin, besnik

NULL NULL
06.08.2015 18:01
Mbrojtësi ka refuzuar një ofertë të Citizens për të qëndruar në Madrid.

Diego Godin ka refuzuar një ofertë të majme të Manchester Cityt, duke vendosur që të mos largohet nga Atletico Madridi, ku konsiderohet si një nga gjeneralët e Simeones në fushë.

Klubi i drejtuar nga Manuel Pellegrini ishte i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për të paguar klauzolën e lirimit, ndërsa uruguaianit i ka ofruar kontratë me peshë 6,5 milionë euro në sezonë.

Citizens kanë treguar interes të shtuar javëve të fundit për të transferuar mbrojtësin, por Godin vendosi të mos largohet nga Vincente Calderon. Kështu, ‘Los Rojiblancos’ kanë vendosur që të shpërblejnë besnikërinë e 29 vjeçarit duke i ofruar kontratë të re të përmirësuar, pasi ajo aktualja i skadon në vitin 2018.

Megjithëse kushtet e kësaj kontrate janë larg atyre që ofronin Citizens, mbrojtësi ka shprehur respekt për gjestin e klubit.

Detajet e kontratës pritet të merren ditëve në vijim, ndërsa të dy palët pritet që akordin ta zyrtarizojnë për media.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.