Godfrey: Vizita e Grenell tregon interesin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor NULL NULL 24.01.2020 08:40 24.01.2020 08:40 Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, thotë se vizita e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisedimet Beograd-Prishtinë, Richard Grenell tregon interesin e presidentin Donald Trump dhe SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Godfrey tha dje se vizita ishte planifikuar për një kohë të gjatë dhe nuk ishte pjesë e fushatës zgjedhore, raporton RTS, transmeton Klan Kosova. Diplomati amerikan thotë se vendi i tij dëshiron që ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor që të bëhet një rajon i qëndrueshëm dhe me përparësi, transmeton Klan Kosova. “Ne duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në paqe me njëri-tjetrin dhe dëshirojmë që të jetë një rajon që do të dominojë ose i qeverisur nga vlera demokratike. Ne jemi të lumtur që e shohim Serbinë të përparojë. Shpresojmë që të jemi në gjendje të bëjmë një moment. Beogradi dhe Prishtina nuk po ndihmojnë, dhe gjithçka që mund të bëjmë është të mbështesim atë dialog “, tha ambasadori amerikan në Serbi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 59 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë