Godet dy këmbësore në Prishtinë, ik nga vendi i ngjarjes dhe shkakton dy aksidente të tjera NULL NULL 28.05.2021 12:14 28.05.2021 12:14 Dy këmbësore femra janë lënduar rëndë pasi një automjet në lëvizje i ka goditur ato dy ditë më parë në Prishtinë. Policia njofton se i dyshuari është larguar nga vendi ngjarjes dhe gjatë ikjes ka shkaktuar edhe dy aksidente të tjera në komunikacion e braktis veturën duke e lënë. “I dyshuari e kishte paraqitur rasti se ju kishte vjedhur vetura e tij. Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitet në S .Policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet më tej në raportin e policisë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë