Goal i kushton artikull Rashicës, “raketës” të cilin po e përcjell Liverpool NULL NULL 22.05.2020 12:28 22.05.2020 12:28 Ueb-faqja e famshme e futbollit, Goal, ia ka kushtuar një artikull të plotë yllit kosovar, Milot Rashica. Goal e kanë “cuar në hënë” 23 vjecin duke ia përmbledhur të gjitha cilësitë dhe arritjet e tij individuale në një kampanjë të zorshme me Ëerder Bremen-in. Mes tjerash, ata e kanë përshirë citatin e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili për Syri TV kishte thënë se vushtrriasin po e kërkon Liverpool-i, por gjithashtu edhe RB Leipzig. Goal shkruan që Rashica është lojtar i rrallë dhe i dalluar në një ekip të tmerrshëm, i cili jo vetëm që kontribuon me gola dhe asistime për klubin e tij, por po ashtu kompleton më së shumti driblime, bën më së shumti goditje në drejtim të portës, bën më shumë prekje të topit në gjashtëmbëdhjetëshin e kundërshtarit, dhe krijon më së shumti raste për bashkëlojtarët e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.