Gmail, ndaloni krijimin automatik të kontakteve - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gmail, ndaloni krijimin automatik të kontakteve

NULL NULL
05/05/2015
Kjo është rruga që duhet ndjekur për të çaktivizuar krijimin automatik të kontakteve në Gmail.

Gmail aplikacioni është i ndërtuar në mënyrë të tillë që krijon një kontakt të ri për secilin e-mail të dërguar. Normalisht, kjo është mjaft bezdisëse. Pra, nëse përdorni shumë këtë aplikacion dhe u ka ardhë në majë të hundës kjo veti e tij, ka një mënyrë të thjeshtë për t’a hequr.

  1. Hapni Gmail, pastaj në pjesën e sipërme të anës së djathtë selektoni menunë “Mail Settings”
  2. Në panelin General Tab klikoni tek “Create Contacts for auto-complete” dhe zgjedhni nëse doni që kjo të ndodhë apo jo.
  3. Bëjeni Save.

Kjo u mundëson që të dërgoni e-mail, pa ju ndodhur shumëfishimi i listës së kontakteve.