Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

GLSP: 11 ministri dhe Zyra e kryeministrit funksionojnë me ushtrues detyre të Sekretarit

NULL NULL
04.05.2023 14:19
GLPS
GLPS

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën “Një administratë publike e varur nga ushtruesit e detyrës: cilat janë pasojat dhe zgjidhjet për të zbutur rreziqet?”.

Arbëresha Loxha-Stublla, drejtoreshë ekzekutive në GLPS, tha se situata me ushtrues detyre është bërë një fenomen i rregullt në administratën publike të Kosovës.

Ajo tha se nga 15 ministri sa ka Qeveria aktuale, vetëm 4 prej tyre kanë Sekretar me mandat të plotë e 11 të tjera funksionojnë me ushtrues detyre. Ajo po ashtu theksoi se po ashtu edhe zyra e kryeministri nuk ka sekretar me mandat të plotë.

“Ne kemi parë që fenomeni i mos plotësimit i pozitave është bërë një rregull në administratën publike. Kjo situatë është shfrytëzua nga të gjitha qeveritë, nga viti 2020 është bërë një fenomen shqetësuese. Një numër i madh i pozitave të larat mbahen me ushtrues detyre në Kosovë dhe kjo. Kjo natyrisht e vë në pikëpyetje edhe zbatimin e ligjit për zyrtarët publik. Nga 15 ministri sa ka gjithsej Qeveria e Kosovës vetëm katër ministri kanë sekretar me mandat të plotë, të tjerat funksionojnë me ushtrues detyre. Edhe vetë zyra e kryeministri nuk ka sekretar me mandat të plotë. Ne kemi vërejtur fenomeni ne disa procedura të rekrutimit, është bërë një lloj fenomeni që edhe pse proceduarat janë në rregull personat nuk zgjedhën”, tha ajo, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.