GLPS: Shuarja e Task-forcës kundër korrupsionit është ndërhyrje në drejtësi nga Qeveria NULL NULL 21.10.2020 18:30 21.10.2020 18:30 Njomza Arifi nga Grupi për Studime, Juridike dhe Politike (GLPS) deklaroi se zhdukja e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit sot, është skandali i radhës që tregon se Qeveria duhet të angazhohet fuqishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Arifi në Info Magazine theksoi se vendimi i qeverisë për shfuqizimin e Task-forcës anti-korrupsion është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, njofton Klan Kosova. “GLPS sot ka përcjellë me shumë shqetësim skandalin e fundit që ndodhi në Ministrinë e Infrastrukturës përkatësisht avullimin e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit dhe ky është skandali i radhës që duhet të shërbejë si indikacion për Qeverinë e Kosovës që të angazhohet fuqishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. “Ne nuk mund të vlerësojmë performacën e Task-forcës së ashtuquajtur kundër-korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës për shkak se nuk kemi qenë direkt të përfshirë në monitorimin e këtij mekanizmi, mirëpo GLPS është kundër shuarjes së kësaj Task-force. Për më tepër ne konsiderojmë që një vendim i tillë është një tentativë direkte ose tendencë direkte e Qeverisë që të shtrijë ndikimin dhe të ndërhyjë në procese hetimore të cilat përfshijnë edhe zyrtarë të lartë politikë dhe institucionalë”. “Një vendim i tillë është ndërmarrë në mënyrë tërësisht jo transparente dhe nëse shihet vendimi kuptojmë se nuk ka argumente të qarta se mbi çfarë baza është ndërmarrë një vendim i tillë, prandaj qeveria e Kosovës me këtë vendim ka shkelur edhe parimet minimale të transparencës dhe llogaridhënies ka ndërmarrë një vendim që ne sot nuk mund të shohim se mbi çfarë indikatorë është vlerësuar performanca e kësaj Task-force”. “Përderisa ne nuk kemi një vendim të qartë dhe të argumentuar mirë se mbi çfarë baza është ndërmarrë ky vendim atëherë ne mund të konsiderojmë dhe hamendësojmë se ku vendim është i bazuar mbi premisa të dyshimta dhe nuk mund të dimë saktësisht se mbi çfarë arsyetimi Qeveria ka ndërmarrë këtë vendim. Arifi mes tjerash tha shuarja e kësaj Task-force nga Qeveria është prishje e imazhit pasi që e njëjta mori lavdata nga EULEX-i dhe Raporti i Progresit nga Bashkimi Europian. “Ky vendim bëhet edhe më kontrovers për faktin që jo më larg se një javë më parë Eulex-i lavdëroi punën e kësaj Task-force. Madje i njëjti kërkoi edhe fuqizimin e mëtutjeshëm të saj, në anën tjetër ngjashëm edhe Raporti i BE-së i cili u publikua në fillim të tetorit jepte indikacione pozitive për performacën e kësaj Task-force. Qeveria nuk i mori për bazë këto dhe bëri krejtësisht të kundërtën dhe e shuajti tërësisht këtë Task-forcë dhe vendime të tilla të pabazuara dhe jo transparente e dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës”. “Shuarja e kësaj Task-force pa arsyetim dhe në mënyrë të tillë jo transparente natyrisht që mund të ketë ndikim edhe në procesin e vendimit të Bashkimit Europian për liberalizim të vizave sepse e njëjta jep një indikacion që Kosovës po i mungon dhe kësaj qeverie më konkretisht po i mungon vullneti politikë që të angazhohet fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, deklaroi Arifi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 54 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë