Glauk Konjufca: Më 9 janar do të fillojë rënia e Qeverisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Glauk Konjufca: Më 9 janar do të fillojë rënia e Qeverisë

NULL NULL
16/12/2015

I ftuar në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, sonte është Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Me Konjufcën është duke u diskutuar rreth krizës politike në vend.

Sipas tij burgosjet e deputetëve të opozitës, janë shembull i një shteti autoritar.

Ai ka treguar se veprimet e opozitës nuk kanë qenë menjëherë përdorimi i gazit lotsjellës, mirëpo ato janë ashpërsuar pasi që qeveria nuk i ka tërhequr nënshkrimin nga marrëveshjet.

“Qëllimi jonë ka qenë që t’i ndalojmë marrëveshjet dhe të gjitha veprimet që i bëjmë ne prej masave graduale pasi nuk kemi filluar me gazin lotsjellës”.

“Dy seanca kemi biseduar me Kadri Veselin që të mos thërrasin seancën e kemi argumentuar që janë bërë shkelje të rënda”.

Ai ka bërë të ditur se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesat e bëra ndaj Qeverisë.

“Nëse këto dy marrëveshje nuk largohen, ne do të radikalizohemi edhe më tutje”.

“Pushteti nuk e kupton se çfarë dëmi ka bërë dhe me një kokëfortësi po qëndron prapa këtyre marrëveshjeve”.

“Nëse Isa Mustafa tregohet kryeministër, marrëveshjet nuk kalojnë por nëse kapet për Zajednicën ne preferojmë që ai të fundoset bashkë me Zajednicën”.

Konjufca u shpreh se gjërat do të ndryshojnë dhe do të marrin rrjedhë normale në momentin kur Mustafa do e tërheqë nënshkimin nga marrëveshjet.

“Nëse ai i anulon, ne do të vazhdojmë betejën politike me një parlamentarizëm normal”.

“Kemi shumëçka të bisedojmë me Isa Mustafën, por le t’i heq këto dy marërveshje dhe ne flasim në Kuvend në mënyrë normale”.

“Por nëse nuk i heq, do të mundohemi ta rrëzojmë dhe ky rrëzim do të fillojë me 9 janar”.

Ai bëri të ditur se 9 janari do të jetë data e rënies së kësaj Qeverie.

“Manifestimet do të përfundojnë më 9 janar që do të jetë protestë, me 9 janar do të fillojë rënia e kësaj Qeverie”.

Konjufca ka treguar edhe arsyet se pse kjo Qeveri duhet të bie.

“Ka shumë arsye që kjo Qeveri të bie, dështimet kanë filluar prej janarit me Jabllanoviqin e deri te UNESCO dhe vizat, e këto duhet t’i faturohen krejt kësaj Qeverie”.