Gladiatori shqiptar nokautohet në raundin e dytë (VIDEO) NULL NULL 11.08.2019 15:54 11.08.2019 15:54 Aug 10, 2019; Montevideo, MO, Uruguay; Volkan "No Time" Oezdemir (red gloves) vs. Ilir "The Sledgehammer" Latifi (blue gloves) during UFC at Antel Arena. Mandatory Credit: Jason Silva-USA TODAY Sports Nata e mbrëmshme nuk ka qenë një prej më të mirave për atletin shqiptar, Ilir Latifin. Kjo për shkak se ai është mposhtur nga kundërshtari i tij me origjinë turke, Volkan Oezdemir, në raundin e dytë, njofton Klan Kosova. Ndeshja midis dy atletëve të Arteve Marciale të Përziera është zhvilluar në “Antel Arena” të Uruguait. Oezdemir i cili është shtatë vjet më i ri në moshë se Latifi, e ka dominuar dyluftimin që nga fillimi e deri në përfundim. Sidoqoftë, pas ndeshjes ai ka treguar respekt për kundërshtarin shqiptar duke thënë se kjo është vetëm biznes dhe se ai është aty për ta kryer punën e tij. “I gjithë respekti im shkon për Ilir Latifin. E gjitha sonte ishte vetëm biznes. E bëra punën time, fitorja tani është këtu, vazhdojmë tek tjetra”, ka shkruar Volkan Oezdemir në Instagram. View this post on Instagram All my respect to @ilirlatifi ? It was all about business tonight! The job is done, the W is here now onto the next one #UFCCopenhagen #NoTime #thankstoallofyou ?? A post shared by Volkan Oezdemir (@volkan_oezdemir) on Aug 11, 2019 at 1:45am PDT klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.