”Gjysmën e rrogës për BMW”, koleksionuesi tetovar me 570 modele të BMW-ve në miniaturë (VIDEO) NULL NULL 20.05.2025 10:50 20.05.2025 10:50 Shpat Misimi nga Tetova është bërë i njohur për koleksionin e jashtëzakonshëm të veturave, duke poseduar miniaturë 570 modele të ndryshme të BMW-së dhe 9 vetura oldtimer. Ky pasion i rrallë për një nga markat më të njohura dhe më prestigjioze të automobilizmit gjerman – e cila simbolizon performancën, elegancën dhe inovacionin – e ka kthyer koleksionin e tij në një atraksion unik, transmeton klankosova.tv. Në Krejt Ka Pak me Milot Hasimja, ai tregoi përkushtimin e tij dhe lidhjen e thellë me trashëgiminë dhe zhvillimin teknologjik të BMW-së ndër vite. ”Ka nja gjashtë vite ose shtatë qëkur kam filluar t’i mbledh”. ”Ndoshta është nga dashuria për veturat, qysh prej i vogël”. Ai shtoi se ky e bënë diferencën meqë të tjerët përfshijnë në koleksione edhe modele të markave të tjera të veturave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shpat Misimi nga Tetova është bërë i njohur për koleksionin e jashtëzakonshëm të veturave, duke poseduar miniaturë 570 modele të ndryshme të BMW-së dhe 9 vetura oldtimer. Ky pasion i rrallë për një nga markat më të njohura dhe më prestigjioze të automobilizmit gjerman – e cila simbolizon performancën, elegancën dhe inovacionin – e ka kthyer koleksionin e tij në një atraksion unik, transmeton klankosova.tv. Në Krejt Ka Pak me Milot Hasimja, ai tregoi përkushtimin e tij dhe lidhjen e thellë me trashëgiminë dhe zhvillimin teknologjik të BMW-së ndër vite. ”Ka nja gjashtë vite ose shtatë qëkur kam filluar t’i mbledh”. ”Ndoshta është nga dashuria për veturat, qysh prej i vogël”. Ai shtoi se ky e bënë diferencën meqë të tjerët përfshijnë në koleksione edhe modele të markave të tjera të veturave.
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 09/07/2025