Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjysmëfinalet e mallkuara të Realit

NULL NULL
14.05.2015 17:48
Real Madrid vitet e fundit nuk e ka problem të arrijë gjysmëfinalen, pasi në pesë sezonet e fundit ka arritur pesë herë. Por, ecja për në finale është malllkimi i mbretërve.

Bernabeu u kthye edhe një herë në arenë të prapaecjes së Real Madridit në gjysmëfinale.

Duke lënë anash fitoren vitin e kaluar të ‘La Decima’, në vend se të ishte arenë e fitoreve të mëdha, Bernabeu është kthyer në arenë të tragjedive të Real Madridit në Champions League.

Pesë sezonet e fundit, mbretërit janë eleminuar katër herë në gjysmëfinale të Champions, veç vitit të fundit kur mposhtën Bayernin, e më pas edhe Atletico Madridin e Simeones.

Santiago Bernabeu ka pushuar së qeni fatsjellës për ‘Los Blancos’, duke u kthyer në një mallkim në arenën ndërkombëtare.

Humbja e së mërkurës është e dhimbshme sepse nuk është e para herë që mbretërit dështojnë të bëjnë kthimin para spektatorëve të tyre. Në maj të vitit 2011 Real paraqitej fuqishëm në Champions, me gjysmëfinalen e parë të luajtur në shtëpi kundër Barcelonës. Më pas përjashtimi i Pepe ndërroi gjithçka dhe Real u eleminua nga katalanët.

Sezonin tjetër, Reali i Mourinhos u takua në gjysmëfinale me Bayernin. Ndeshjen e parë u mposhtën 2-1 në Allianz Arena, ndërsa në të dytën mbretërit shënuan dy gola të shpejtë dhe në mendjen e tyre siguruan finalen. Por, gjermanët kishin plane tjera dhe shënuan një gol për të çuar lojën në vazhdime e në penalti, për të fituar ndeshjen dhe eleminuar Realin.

Në gjysmëfinalen e tretë të Mou’s me Realin, mbretërit u takuan me Borussia Dormund. Ndeshjen e parë gjermanët shkatërruan mbretërit me rezultat 4-1. Në ndeshjen e kthimit mbretërit iu afruan shumë rikthimit por jo aq sa për të prekur finalen.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme