Gjysmë milion familje në Odesa të Ukrainës mbesin pa energji elektrike - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjysmë milion familje në Odesa të Ukrainës mbesin pa energji elektrike

NULL NULL
04.02.2023 17:42
Ukrainë

Një aksident në një nënstacion elektrik, tashmë të dëmtuar nga sulmet ruse, ka lënë gjysmë milioni familje pa energji në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, thanë autoritetet.

Guvernatori i rajonit Odesa, Maksym Marchenko e përshkroi aksidentin si “serioz”, duke shtuar se ministri i energjisë dhe kreu i operatorit shtetëror të rrjetit elektrik Ukrenergo ishin dërguar në qytet.

“Një numër gjeneratorësh do të dorëzohen në rajonin e Odesas brenda 24 orëve të ardhshme”, tha ai.

“Ne presim që gjeneratorët e parë të mbërrijnë sonte”, shtoi ai.