Gjysma e grave nuk e kuptojnë për disa muaj se po kalojnë menopauzën

Gjysma e grave nuk e kuptojnë për disa muaj se po kalojnë menopauzën

NULL NULL
2 months më parë

Më shumë se gjysma e grave nuk e kuptuan se po kalonin menopauzën deri në shtatë muaj pasi kishin përjetuar shenjat e para.

Një në dhjetë u desh një vit për të njohur simptomat, sipas një sondazhi të 1 mijë grave që po kalojnë ose kanë kaluar menopauzën.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se 30 përqind do të dëshironin të kishin qenë më të informuara se çfarë i priste gjatë menopazuzës, ndërsa 52 përqind do të ndiheshin më të fuqizuar nëse do të dinin të menaxhonin simptomat.

Më shumë se një e treta mendojnë se duhet të diskutohet më hapur dhe një e katërta nuk mendonte se kishte informacion të mjaftueshëm në lidhje me menopauzën, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Shija e keqe, rënia e flokëve dhe kruajtja e lëkurës ishin ndër ankesat shëndetësore që ato nuk e kuptuan se mund të lidheshin me menopauzën derisa po e kalonin atë.

Menopauza ndodh atëherë kur periodat ndalojnë ,mirëpo simptomat e shkaktuara nga shterimi i hormoneve mund të fillojnë vite më parë, të quajtura perimenopauzë dhe të vazhdojnë më pas.