Gjyshja i dhuroi biletë lotarie për ditëlindjen e 18-të, adoleshenti i fiton 1 milion dollarë NULL NULL 10.04.2023 23:31 10.04.2023 23:31 Një adoleshent nga Kalifornia fitoi 1 milion dollarë pasi doli të ishte fitues i çmimit kryesor të një bilete lotarie që e kishte marrë si dhuratë për ditëlindjen e tij të 18-të. Kaleb Heng u tha zyrtarëve të lotarisë së Kalifornisë se gjyshja e tij ia dha biletën si dhuratë pë ditëlindjen e tij të 18-të, ditën e parë që u lejua ligjërisht të luante lotari. “Mamaja ime po më dërgonte për peshkim dhe gjatë rrugës e gërvishta. Ishte një milion dollarë dhe unë nuk kisha ende as një letërnjoftim. Ne u kthyem dhe shkuam në shtëpi sepse më duhej të merrja një letërnjoftim para se të mund të merrja biletën”, tha Heng, përcjell Klankosova.tv Gjyshja e Heng-ut e bleu biletën fituese nga Oasis Market në Turlock. Fituesi tha se paratë e tij të çmimit do të shkojnë për të paguar për kolegj dhe për të bërë investime për të ardhmen. “Jam shumë i emocionuar. Sigurisht që nuk e prisja”, u shpreh adoleshenti. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Brazilianes i merret kurora e miss-it, u filmua duke u përleshur me një tjetër për "ex-in" e saj (FOTO) 2 months
Kuriozitete Si njerëzit, edhe krimbat duan ushqimin e tyre të preferuar pas konsumimit të kanabisit, gjen studimi 1 month