Gjyqtari që u grushtua do të ndajë drejtësinë e ndeshjes Letoni-Shqipëri NULL NULL 10.06.2025 17:39 10.06.2025 17:39 Shqipëria sonte është mysafire e Letonisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë dolën të zhgënjyer nga barazimi me Serbinë pasi patën mundësinë e artë për fitore por Rey Manaj nuk e kishte konkretizuar penaltinë. Sidoqoftë, ata luajnë sonte për fitore ndaj letonëve, dhe në këtë takim drejtësinë do ta ndajë referi Halil Umut Meler. Meleri njihet ndërkombëtarisht për incidentin në Superligën e Turqisë, kur ishte goditur me grusht në fytyrë nga Faruk Koca, presidenti i Ankaragucu-t. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.