Gjyqtarët kosovarë marrin stemën e FIFA-s NULL NULL 03.02.2025 14:27 03.02.2025 14:27 Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar ceremoninë e ndarjes së stemave të FIFA-s për gjyqtarët meshkuj dhe femra për vitin 2025. Të pranishëm në këtë ceremoni, pos gjyqtarëve dhe asistentëve ishin edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani. I pari i FFK-së vlerësoi punën e gjyqtarëve, si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare dhe kërkoi nga ata që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim dhe vëmendje të shtuar. Gjytarët kryesorë: Visar Kastrati; Genc Nuza; Mervan Bejtullahu; Rita Vehapi. 𝐀𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐭ë𝐭 Fatlum Berisha; Bujar Selimaj; Besnik Morina; Lumturije Muhadri; Edmond Zeqiri; Fatlum Sekiraqa; Granit Hyseni; Arbnor Bullatovci; Fitore Govori. 𝐕𝐢𝐝𝐞𝐨 𝐌𝐚𝐭𝐜𝐡 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (𝐕𝐀𝐑) Genc Nuza; Visar Kastrati; 𝐆𝐣𝐲𝐪𝐭𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐅𝐮𝐭𝐬𝐚𝐥𝐥𝐢𝐭 Florentina Kallaba; Besar Beqiri; Besart Ismajli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 3 days