“Gjykatësit duhet të japin llogari para ligjit e jo ministrave arrogantë” NULL NULL 11.09.2019 22:44 11.09.2019 22:44 Selami Shkodra nga koalicioni Nisma-AKR-PD vlerësoi se sistemi i drejtësisë duhet të funksionojë i pavarur. “Gjykatësit duhet të nxjerrin vendime në kohë të arsyeshme, aktgjykimet të jenë tv arsyetuara dhe me bazë ligjore”. “Të njëjtin duhet të japin llogari vetëm interesave publike dhe ligjit, e jo ministrave arrogantë – siç është ky sonte këtu”, tha Shkodra duke iu referuar Ministrit të Drejtësisë në largim, Abelard Tahiri. Ai shtoi se buxheti i sistemit të drejtësisë duhet të jetë transparent. Shkodra në Zonën Zgjedhore gjithashtu foli për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit. “Kosova nuk ka pasur kurrë më shumë pushtet efektiv në veri të vendit, se sa në mandatin që kemi udhëhequr me Ministrinë e Brendshme”. “FSK disa herë kanë realizuar aksione të jashtëzakonshme që kanë rezultuar të suksesshme. Ka ndryshuar edhe perceptimi i grupeve kriminale si dhe i vetë Beogradit në raport me kontrollin efektiv”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 19 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 26 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day