Gjykata vendos për “skifterin” shqiptar që kreu 51 grabitje në Gjermani NULL NULL 14.01.2020 13:08 14.01.2020 13:08 Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka pranuar gjykim të shkurtuar për Gentian Durakun. Duraku është pjesë e grupit kriminal që ka kryer 51 grabitje në Gjermani. Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se Duraku ishte i pranishem në seancë. Gentian Duraku është njëri prej 40 të pandehurve për grabitje, i njohur edhe si “skifter”, raporton Abc News përcjellë Klan Kosova. Ai është nën gjykim në Shqipëri, ndërsa shumë të tjerë janë nën gjykim në Gjermani për një seri grabitjesh që kapin shifrën e gati 500 mijë eurove. Dy anëtarët e tjerët të grupit Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj janë dënuar në Gjermani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025