Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim të arrestuarve nga aksioni i djeshëm për fajde NULL NULL 18.05.2023 16:40 18.05.2023 16:40 Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit për nga një muaj ndaj katër të dyshuarve që janë arrestuar dje nga aksioni i Policisë së Kosovës për fajde. Në njoftimin e lëshuar thuhet se të dyshuar janë B.M. për veprën penale fajde, A.H. dhe B.K. dyshohen për bashkëkryerje të fajdes, ndërkaq A.M. dyshohet për organizimi të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. “Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë”. “Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.