Gjykata Themelore e Mitrovicës bart 83 lëndë nëpër gjykatat tjera, ankohen avokatët (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 03.03.2023 20:33 nga Qendresa Sinani 03.03.2023 20:33 Avokatët mitrovicas po ankohen në kosto të larta për udhëtim pasi Gjykata Themelore e Mitrovicës, në mungesë të gjyqtarëve i barti 83 lëndë në gjykata të rajoneve tjera. Kjo iu duk absurde palëve mbrojtëse që për kundërshtim nuk i përjashtuan as protestat. Vendimi , sipas tyre, nuk do të japë rezultat pozitiv, derisa do të ketë kosto të lartë, njofton Klan Kosova. Në fakt, ky vendim nuk erdhi nga Këshilli Gjyqësor por nga vetë nënkryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Bekim Veliqi, me arsyetimin se për shkak të numrit të vogël të stafit siç tha ishte e pamundur që të shqyrtohen lëndët brenda një afati të arsyeshëm kohor. Veliqi i tha klanit se nuk kanë kërkesa shtesë për transfere të reja të lëndëve derisa shpenzimet për dëshmitar për ato që tashmë janë transferuar i rregullon kodi i procedurës penale. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 3 orë më parë
Kosova Kosova kërkon personat e pagjetur edhe në Bosnje dhe Kroaci, Serbia nuk bashkëpunon 4 orë më parë