Gjykata sportive shqipton dënimet pas rrëmujes në derbin e Italisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata sportive shqipton dënimet pas rrëmujes në derbin e Italisë

NULL NULL
nga Andi Shabani 06.04.2023 16:44

Juventus – Inter, apo derbi D`Italia nuk përfundon asnjëherë në vetëm 90 minuta.

Këto dy skuadra u takuan në mesjavë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

E në fundin e saj u krijua një rrëmujë ku nuk munguan as grushtet.

Për një të tillë, futbollisti Juventusit Juan Cuadrado është suspenduar për tre ndeshje moslojë.

Interit, nga një ndeshje do ti mungojnë Samir Handanovic dhe Romelu Lukaku.

Gjykata sportive në Itali gjithashtu ka urdhëruar Juventusit që për një ndeshje ta lë të lirë tribunën ku vendosen ultras tifozët e “Zonjës së Vjetër”