Gjykata Speciale thotë se do të duhen mbi 6 vjet për paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së NULL NULL 20.03.2023 10:49 20.03.2023 10:49 Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjykatësi në i këtij rasti ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ekipet e mbrojtjes që të reduktojnë kohën e përcaktuar për paraqitjen e provave dhe pyetjeve të dëshmitarëve, pasi gjykimi ndaj tyre është paraparë të fillojë më 3 prill. Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të akuzuarit po e ndjekin konferencën statusore përmes video-lidhjes. Gjyaktësi tha se nëse i referohen përllogaritjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, atëherë duhen 6 vjet e gjysmë që kjo zyrë të paraqesë provat dhe të marrë në pyetje dëshmitarët, andaj kjo sipas gjykarësit është e tepërt. ZPS-ja tha se po punon në rishikimin e kohës e paraparë, përfshirë edhe largimin e disa dëshmitarëve. Edhe ekipi mbrojtës i Thaçit tha se mund të reduktohen vlerësimet kohore për dëshmitarët e mbrojtjes. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Gjykimi Special Specialja i çon në Hagë gazetarët kosovarë, “i trajnon” si të raportojnë për gjyqin! nga Emanuell SYLA 02/05/2023
Gjykimi Special Edhe sot, seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve mbahet në mënyrë private nga Emanuell SYLA 17/05/2023