Lajmet e fundit

Gjykata Speciale ka njoftuar tashmë për seancën e së nesërme, ku do të shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seanca është paraparë të nisë nga ora 10:00.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të gjithë personat të cilëve u është caktuar ulëse në galerinë publike, në qendrën e medias apo në dhomat e informimit janë njoftuar përmes postës elektronike lidhur me pjesëmarrjen në hapësirat e gjykatës, thuhet në njoftimin e DhSK-së transmeton Klankosova.tv.
Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet me një vonesë prej 10 minutash në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.
Transmetimi me video do të jetë i qasshëm përmes faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, me 10 minuta vonesë.
Në këtë LINK mund ta ndiqni seancën.
Edhe Klan Kosova do të ketë transmetim special nesër, me një ekip të madh që ndodhet në Hagë. /KlanKosova.tv