Gjykata Speciale me gjykime speciale (VIDEO) NULL NULL 29.06.2022 13:32 29.06.2022 13:32 Gjykata Speciale, po bën edhe gjykime speciale. Instituti i Kosovës për Drejtësi, publikoi raportin, pikërisht me titullin “Gjykimet Speciale”. Hulumtuesi i këtij institutit Lavdim Makshana, në Sytë 7, ka thënë se kjo Gjykatë nuk ka treguar efikasitet në kryerjen e misionit të tyre. Sipas tij, edhe Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ka punuar më mirë sesa Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Makshana ka thënë se në punën e Dhomave të Specializuara janë vërejtur shumë të meta, siç janë: Redaktimet e tepërta në aktakuza dhe prova, vonesat në nxjerrjen e provave, nxjerrja e shumë provave përnjëherë e vonesat në përkthime. Por, mbi idenë e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, se duhet të bëhet një organizëm kontrollues ndaj Gjykatës Speciale, Makshana, ka thënë se kjo është e pamundur të bëhet, pasi në brendësi të Dhomave të Specializuara, ekzistojnë organizma të vetë kontrollit. Sipas mysafirit në Sytë 7, aty ekzistojnë shkalla e parë, e dytë dhe e tretë, e po ashtu edhe avokati i popullit, ku mund të ankohen palët e përfshira. Makshana, shtoi se në të gjithë këto trupa, nuk janë individët-gjykatësit e njëjtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024