Gjykata Speciale me 29 maj në Kuvend (VIDEO) NULL NULL 22.05.2015 20:07 22.05.2015 20:07 Të premten në mesditë në korridoret e Kuvendit të Kosovës kishte më shumë lëvizje se zakonisht. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të caktonte datën e një seance plenare për Gjykatën Speciale, transmeton Klan Kosova. Glauk Konjufca, shefi i Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka rikonfirmuar qëndrimin e partisë së tij karshi themelimit të Dhomave Speciale, me arsyetimin se do t’i bëhet padrejtësi shtetit të Kosovës dhe UÇK-së. Me gjithë ankesat e shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kryesia e Kuvendit e ka vendosur 29 majin si datën kur Ligji për Gjykatën Speciale dhe amendamentet kushtetuese diskutohen në seancë parlamentare. Pas vendimit që ka marrë kryesia Glauk Konjufca e ka bojkotuar takimin. Kryeparlamentari Kardi Veseli, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci dhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri, ishin të mendimit se Gjykata Speciale nuk i bën dëm Kosovës dhe se nuk duhet pasur frikë nga themelimi i saj. Formimin e Gjykatës Speciale e ka kundërshtuar edhe Pal Lekaj nga AAK-ja, i cili disa herë gjatë fjalimit e ka ngatërruar emrin e saj duke e quajtur Gjykata Themelore. AAK-ja kishte propozuar që me 29 maj në rend të ditës të futet miratimi i Ligjit për Forcat e Armatosura, mirëpo sugjerimi i tyre nuk u aprovua nga kryesia. Storie e gazetarit Besnik Tahiri. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024