Gjykata Speciale i dërgon ftesë për në Hagë 24-vjeçarit, ani pse ai ishte veç 6-muajsh në kohën e luftës

Gjykata Speciale i dërgon ftesë për në Hagë 24-vjeçarit, ani pse ai ishte veç 6-muajsh në kohën e luftës

NULL NULL
1 week më parë

Një 24-vjeçar nga Deçani, Musa Lekaj, gjatë ditës së djeshme ka pranuar një ftesë për t’u paraqitur në Hagë të martën e ardhshme, më 18 janar.

Lekaj tha për Klankosova.tv se nuk e ka idenë pse i ka ardhur një letër e tillë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pasi sipas tij, ishte vetëm gjashtë muajsh kur kishte filluar lufta në mars të vitit 1998.

“Nuk e di pse më ka ardhë një letër e tillë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë që të intervistohem më datën 18 janar, ani pse unë në kohën kur ka fillu lufta kam qenë veç gjashtë muajsh”, ka thënë Lekaj për Klankosova.tv

24-vjeçari tha se ftesën e ka pranuar ditën e djeshme, të premten, nga dy zyrtarë të Dhomave të Specializuara.

“Dje ma kanë sjellë letrën në shtëpi dy zyrtarë të Dhomave të Specializuara dhe nuk di gjë ma shumë se pse ma kanë sjellë, tash po pres deri të martën”, tha ai.

Këtë lajm më herët gjatë ditës e kishte bërë të ditur vetë Lekaj përmes një postimi në Facebook.

“Çuditërisht dje kam marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë që të intervistohem më datën 18.01.2022, ani pse në kohën kur filloi lufta në muajin mars 1998 unë kam qenë vetëm 6 muajsh!!”, ka shkruar 24-vjecari në Facebook.