14:45, 2 Korrik 2020

Një gjykatë ruse e ka dënuar me shtatë vjet burgim për tradhti një ekspert rus të specializuar në çështje ushtarake.

Dënimi është bërë gjoja se personi në fjalë ka shitur informacione sekrete në një firmë gjermane, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Sipas gjykatës në Shën Petersburg, Vladimir Neyelov e ka pranuar se ka shitur informacione që kanë të bëjnë me mënyrën se si Shërbimi Federal i Sigurisë, (agjencia pasardhëse e KGB-së) e trajnon stafin e tij.

Seanca gjyqësore është zhvilluar pas dyerve të mbyllura për shkak të rastit të ndjeshëm dhe detajet e kësaj çështje nuk janë bërë publike.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë