Gjykata në Slloveni e hedh poshtë ankesën e ambasadorit Berishaj ndaj medias sllovene, Planet TV - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata në Slloveni e hedh poshtë ankesën e ambasadorit Berishaj ndaj medias sllovene, Planet TV

NULL NULL
23.02.2023 14:24

Kryeredaktori i Planet TV, Mirko Mayer, media sllovene kjo e cila ka shkruar për skandalin financiar në Slloveni ku u raportua për pagesat e majme nga GEN-i në Beograd, e që sipas raportimeve ishte i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka deklaruar se lajmet e medias ku ai punon nuk janë shpifje.

Madje, Mayer, ka bërë të ditur se Gjykata në Slloveni e ka hedhur poshtë ankesën e ambasadorit Berishaj ndaj Planet TV, njofton Klankosova.tv.

Mayer që bëri publik vendimin e gjykatës i është drejtuar edhe kryeministrit, Albin Kurti, duke thënë se i është plotësuar dëshira pas deklarimit të tij se shpreson që të vendoset drejtësia në këtë rast.

“Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia do të thotë fjalën e saj në rastin e Berishajt kundër Planet TV. E njoftoj se kjo dëshirë i është plotësuar dhe drejtësia tashmë ka vendosur. Rasti i hapur nga Berishaj është refuzuar nga gjykatë në shkallën e dytë”, ka shkruar Mayer në Twitter.