Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata në Mianmar shton pesë akuza të reja kundër Aung San Suu Kyi

NULL NULL
14.01.2022 21:24

Udhëheqësja civile e rrëzuar e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, po përballet me 160 vjet burg, pasi një gjykatë shtoi pesë akuza të reja kundër saj.

Laureatja e Nobelit ka qenë në arrest shtëpiak që nga 1 shkurti 2021, disa orë para se ushtria të rrëzonte liderët e zgjedhur dhe të merrte pushtetin.

Ajo tashmë është dënuar me gjashtë vjet burg, pasi gjykata e shpalli fajtore për pesë kallëzime penale.

Ajo ende përballet me gjashtë akuza të tjera, plus pesë të rejat. Dhjetë prej tyre dënohen me deri në 15 vjet burg secila.

76-vjeçarja u shpall fajtore për import të paligjshëm të radiove, shkelje të kufizimeve të koronavirusit dhe nxitje të trazirave, pasi i shkroi komunitetit ndërkombëtar, duke i kërkuar që të mos e njohë qeverinë ushtarake.

Suu Kyi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

Myanmar ka qenë në trazira politike që nga grushti ushtarak i shtetit në shkurt të vitit 2021.

Që atëherë, ushtria ka pasur vështirësi në shtypjen e protestave popullore si dhe rezistencën e armatosur kundër sundimit të saj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.