Gjykata në Lubjanë përgënjeshtron gazetarin slloven në rastin e Berishajt NULL NULL 24.02.2023 11:58 24.02.2023 11:58 Gjykata e Qarkut në Lubjanë ka bërë të ditur se padia e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ndaj mediumit slloven Planet TV, nuk është mbyllur ende ligjërisht. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Anja Slak. “Lidhur me pyetjen që ju i keni drejtuar Gjykatës së Qarkut në Lubjanë, 24/02/2023, lënda II K 45570/2022, ju përgjigjemi se lënda ende nuk është mbyllur ligjërisht”, është shprehur Slak për Klankosova.tv. Ndërsa, dje kryeredaktori i Planet TV, Mirko Mayer, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se gjykata në Slloveni në rastin e hapur nga Berishaj është refuzuar në shkallën e dytë. “Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia do të thotë fjalën e saj në rastin e Berishajt kundër Planet TV. E njoftoj se kjo dëshirë i është plotësuar dhe drejtësia tashmë ka vendosur. Rasti i hapur nga Berishaj është refuzuar nga gjykatë në shkallën e dytë”, shkroi dje Mayer, transmeton Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. Gjykata në Slloveni e hedh poshtë ankesën e ambasadorit Berishaj ndaj medias sllovene, Planet TV
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months