Gjykata liron nga akuza Agim Ademin NULL NULL 15.03.2023 17:49 15.03.2023 17:49 Gjykata Themelore e ka liruar nga akuza kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ai ishte akuzuar në vitin 2012 se bashkë me Muharrem Ramën, e kishin sulmuar të dëmtuarin Dritëro Kadolli, duke i kërkuar atij t’i japë 30 mijë euro ose një veturë BMW X5. Pas vendimit të gjykatës, kreu i FFK-së tha se më në fund triumfoi e drejta. “Gjykata Themelore në Prishtinë, me rastin e shpalljes së aktgjykimit lirues, ka theksuar faktin se me asnjë provë nuk është vërtetuar që unë kam kryer ndonjë vepër penale, për të cilën kam qenë i akuzuar padrejtësisht për më shumë se 10 vjet”, tha Ademi. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.