Gjykata i jep të drejtë komunës së Kamenicës përballë MASHTI-t - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata i jep të drejtë komunës së Kamenicës përballë MASHTI-t

NULL NULL
3 months më parë

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë  vendimin e Ministrisë së Arsimit, me anë të së cilit i jepej të drejtë organizimit të mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit të mësimit në objektet shkollore në komunën e Kamenicës.

Gjykata, vendimin e ka marr duke u bazuar në nenin 17 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ku sipas saj, komunat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive, në ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshire këtu edhe regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën dhe trajnimin e instruktorëve dhe administratoreve të arsimit, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, gjykata ka thënë se në rrethanat e këtij rasti, raporti i Komisionit të MASHTI-t, i datës 14 prill 2021, ndër të tjera kishte e rekomanduar ndërmarrjen e veprimeve të harmonizuara në mes ministrisë, komunës dhe prindërve “që të mundësohet kthimi i menjëhershëm në shkolla i nxënësve”, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, pas analizës së parimeve kushtetuese, atyre të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjeve, Gjykata Kushtetuese ka thënë se MASHTI ka tejkaluar kompetencën e saj dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vet anakë të komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore.

Kujtojmë se rasti ka të bëjë me riorganizimin e shkollave në komunën e Kamenicës më 2019, që ishte incizuar përmes vendimit të kryetarit të atëhershëm të komunës, Qëndron Kastrati, me arsyetimin e rënies se numrit të nxënësve në disa shkolla dhe mungesës së infrastrukturës së mirëfilltë të institucioneve arsimore.