Gjykata e Tiranës pranon që Dritan Goxhaj të ekstradohet në Hagë NULL NULL 19.09.2023 15:25 19.09.2023 15:25 Gjykata e Tiranës ka pranuar që të ekstradohet për në Hagë, ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj. Gjatë kohës kur mbahej seanca, disa njerëz ishin mbledhur para Gjykatës së Tiranës ku me pankarta kërkonin lirimin e tij, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv Ndërsa avokati Ardian Vishaj, tha se kjo cështje është me natyrë politike. Goxhaj u arrestua më 31 korrik të këtij viti, me qëllimin për tu ekstraduar për në Hagë, Urdhri për arrestin e tij ishte lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës. Ish-luftëtari i UÇK-së akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Mbi të rëndon akuza për pengim të punës të zyrtarëve dhe frikësim të dëshmitarëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 6 orë më parë