Gjykata e Tiranës e pranon gjykimin e shkurtuar për “gylenistin” - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata e Tiranës e pranon gjykimin e shkurtuar për “gylenistin”

NULL NULL
13/01/2020

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Selami Simsek për gjykim të shkurtuar.

Ai kap në aeroportin e Riniasit me një vizë false kanadeze dhe Prokuroria shqiptare e akuzon për “falsifikim dokumentash”, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

“Rezulton se ky shtetas po udhëtonte me një vizë false kanadeze sipas destinacionit të pranuar prej tij Tiranë-Vjenë-Torino. Ky shtetas u pyet kur u kap në Rinas në prani të përkthyeses. Ai ka deklaruar se viza është e falsifikuar në Prishtinë”, u shpreh përfaqësuesi i organit të akuzës në seancë.

Gjykata pasi konstatoi se kjo dosje mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet, vendosi të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë, seanca për pretencën ndaj tij do të zhvillohet më 27 janar.

Sqarim: Gjykimi i shkurtuar hyn në kategorinë e gjykimeve të posaçme, i cili është parashikuar nga nenet 403-406 të KPP-së. Gjykata, kur i pandehuri ka bërë kërkesë që të procedohet me këtë lloj gjykimi, nëse çmon se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet, vendos gjykimin e shkurtuar. Pra, gjykimi i shkurtuar nuk realizohet automatikisht vetëm me kërkesën e të pandehurit, por kërkon edhe miratimin e gjyqtarit, i cili mund të refuzojë kërkesën nëse mendon se është i nevojshëm një proces i mirëfilltë penal.

klankosova.tv