Gjykata e lë të lirë kërcënuesin e prokurores Drita Hajdari - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata e lë të lirë kërcënuesin e prokurores Drita Hajdari

NULL NULL
13/01/2020

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën për paraburgim të Prokurorisë së Shtetit ndaj të A.A., personit që dyshohet se kërcënoi me jetë prokuroren speciale, Drita Hajdari.

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës i ka caktuar të dyshuarit masë ndalimi prej një muaji që të mos i afrohet prokurores Hajdari.

“Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit kundër A.A. dhe të njëjtit i ka caktuar masën ndalim prej një muaji që të mos i afrohet të dëmtuarës në këtë rast, prokurores së PSRK-së Drita Hajdari në distancën prej së paku 100 metra”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“Gjykata ka konstatuar se masa ndalim për t’iu afruar personit të caktuar kundër të pandehurit A.A. është masë e mjaftueshme dhe adekuate për zhvillimin e pa penguar të rrjedhës së procedurës penale në këtë fazë të procedurës penale”, thuhet tutje.